Panasonic TX47AS740E Instrucciones de operaciones Pagina 6

  • Descarga
  • Añadir a mis manuales
  • Imprimir
  • Pagina
    / 24
  • Tabla de contenidos
  • MARCADORES
  • Valorado. / 5. Basado en revisión del cliente
Vista de pagina 5
6
Ajrimi
Kujdes
Lejoni një hapësirë të mjaftueshme përreth televizorit për
të parandaluar nxehtësinë e lartë, e cila mund të çojë në
prishjen e parakohshme të disa pjesëve elektronike.
Distanca minimale:
Ajrimi nuk duhet bllokuar
duke mbuluar vrimat e ajrimit
me artikuj të tillë, si gazeta,
mbulesa tavoline dhe perde.
Kur përdorni një bazament ose jo, gjithmonë
sigurohuni që vrimat e ajrimit në pjesën e poshtme
të televizorit të mos bllokohen dhe që ka hapësirë të
mjaftueshme për të lejuar ajrimin e mjaftueshëm.
Zhvendosja e televizorit
Kujdes
Përpara zhvendosjes së televizorit, shkëputni të gjitha
kabllot.
Për zhvendosjen e televizorit nevojiten të paktën dy
persona.
Kur nuk përdoret për shumë kohë
Kujdes
Televizori harxhon përsëri energji elektrike edhe nëse
është i kur, për sa kohë spina qëndron e lidhur me një
prizë elektrike me tension.
Hiqni spinën nga priza elektrike kur televizori nuk
përdoret për një periudhë të gjatë kohe.
Volumi i lartë
Kujdes
Mos i ekspozoni veshët ndaj
volumit të lartë të kufjeve.
Mund të shkaktohet dëmtim
i pakthyeshëm i dëgjimit.
Nëse dëgjoni në veshë një zhurmë daulleje, ulni
volumin ose ndaloni përkohësisht përdorimin e kufjeve.
Bateritë e telekomandës / telekomandës
me fushë me prekje
Kujdes
Vendosja e gabuar mund të shkaktojë rrjedhje të
baterive, gërryerje dhe shpërthim.
Për zëvendësim përdorni vetëm bateri të të njëjtit lloj
ose ekuivalente.
Mos përzieni bateritë e reja me të vjetra.
Mos përzieni llojet e ndryshme të baterive (si p.sh.
bateritë alkaline dhe ato me mangan).
Mos përdorni bateri të rikarikueshme (Ni-Cd, etj.).
Mos digjni ose mos i hapni bateritë.
Mos i ekspozoni bateritë ndaj nxehtësisë së madhe,
si p.sh. dritës së diellit, zjarrit ose të ngjashme.
Sigurohuni t‘i hidhni bateritë në mënyrën e duhur.
Hiqni bateritë nga njësia kur nuk e përdorni për kohë
të gjatë, për të parandaluar rrjedhjen e baterive,
gërryerjen dhe shpërthimin.
Përdorimi i syzeve 3D
Kujdes
Përdorini syzet 3D vetëm për qëllimin e synuar dhe
për asgjë tjetër.
Mos lëvizni shumë përreth kur keni vendosur
syze 3D për të shmangur rrëzimin ose plagosjen
aksidentale.
Mos i lëshoni, mos i përkulni, mos ushtroni shumë
forcë ose mos i shkelni syzet 3D.
Bëni kujdes nga cepat e xhamave kur vendosni
syzet 3D.
Bëni kujdes të mos pickoni gishtat në pjesën
e menteshës së syzeve 3D.
Mos i përdorni syzet 3D nëse kanë dëmtime zike.
Nëse vuani nga probleme shikimi (miopi/hipermetropi,
astigmatizëm, diferencë shikimi midis syrit të majtë
dhe të djathtë), sigurohuni që të korrigjoni shikimin
tuaj përpara se të përdorni syzet 3D. Syzet 3D të
ofruara mund të vendosen mbi syzet optike.
Ndaloni menjëherë përdorimin e syzeve 3D nëse
keni ndonjë skuqje, dhimbje ose irritim të lëkurës
përreth hundës ose në tëmtha. Në raste të rralla,
materialet e përdorura në syzet 3D mund të
shkaktojnë reaksion alergjik.
Shikimi i imazheve 3D
Kujdes
Bëni kujdes të veçantë kur fëmijët shikojnë imazhe
3D. Si këshillë vlen që imazhet 3D të mos shihen
nga fëmijët nën 6 vjeç.
Të gjithë fëmijët duhen mbikëqyrur nga prindërit
ose kujdestarët e tyre, të cilët duhet të garantojnë
sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve ndërsa shohin
imazhe 3D.
Ndaloni menjëherë shikimin e imazheve 3D nëse
ndiheni të lodhur, nuk ndiheni mirë, përjetoni ndonjë
ndjesi tjetër të papërshtatshme ose nëse shihni
qartë imazhe dyshe. Bëni një pushim përpara se të
vazhdoni. Kur vendosni efektin 3D duke përdorur
[3D Adjustment] (Rregullimi 3D), duhet të keni
parasysh se shikimi i imazheve 3D është i ndryshëm
midis personave të ndryshëm.
Mos shikoni imazhe 3D nëse keni histori hiper-
sensitiviteti ndaj dritës, nëse keni probleme kardiake
ose ndonjë problem tjetër mjekësor.
Kur shikoni imazhe 3D, sensi juaj për distancën
mund të jetë iluzion ose të gabojë. Bëni kujdes të
mos goditni aksidentalisht ekranin e televizorit ose
personat përreth. Sigurohuni që përreth jush nuk ka
objekte që thyhen, për të shmangur dëmtimin ose
plagosjen aksidentale.
Mos shikoni imazhe 3D nga një distancë më e afërt
sesa distanca e rekomanduar. Distanca e rekomanduar
e shikimit është të paktën 3- shi i lartësisë së imazhit.
Modeli 42“
: 1,6 m ose më shumë
Modeli 47“
: 1,8 m ose më shumë
Modeli 55“
: 2,1 m ose më shumë
Kur në pjesën e sipërme dhe të poshtme të ekranit
shfaqen shirita të zinj, si p.sh. në lma, shikojeni ekranin
në një distancë të paktën sa 3- shi i lartësisë së imazhit
aktual. (Kjo distancë është më e shkurtër sesa distanca
e rekomanduar më lart.)
Vista de pagina 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 23 24

Comentarios a estos manuales

Sin comentarios