
21
Mirëmbajtja
Në fi llim hiqni spinën nga priza elektrike.
Ekrani, kasa, bazamenti
Kujdesi i zakonshëm:
Fshini lehtë sipërfaqen e ekranit, të kasës ose
bazamentin duke përdorur një leckë të butë për të hequr
pluhurin ose shenjat e gishtave.
Për njolla të forta:
(1) Në fi llim fshini pluhurin në sipërfaqe.
(2) Lagni një leckë të butë me ujë të pastër ose me
detergjent neutral të holluar (1 pjesë detergjent në
100 pjesë ujë).
(3) Shtrydhni fort leckën. (Lëngjet nuk duhet të hyjnë
brenda televizorit. Mund të shkaktojnë prishjen
e produktit)
(4) Në fund, fshini mirë të gjithë lagështinë.
Kujdes
● Mos përdorni leckë të ashpër ose mos e fërkoni
sipërfaqen shumë fort, sepse mund të shkaktoni
gërvishtje të sipërfaqes.
● Bëni kujdes që sipërfaqet të mos bien në kontakt me
largues insektesh, tretës, hollues ose substanca të
tjera të avullueshme. Këto mund të prishin cilësinë
e sipërfaqes ose të bëjnë që boja të ripet.
● Sipërfaqja e ekranit ka një trajtim të veçantë dhe
mund të dëmtohet lehtë. Mos e prekni ose mos
e gërvishtni sipërfaqen me thonj ose me objekte të
tjera të forta.
● Mos lejoni kontaktin e kasës ose të bazamentit për
një kohë të gjatë me një material gome ose lënde
plastike. Këto mund të prishin cilësinë e sipërfaqes.
Spina elektrike
Fshini rregullisht spinën me një leckë të thatë. Lagështira
dhe pluhuri mund të shkaktojnë zjarr ose goditje
elektrike.
Specifi kimet
■ TV
Nr. i modelit
Modeli 42“
: TX-42AS740E
Modeli 47“
: TX-47AS740E
Modeli 55“
: TX-55AS740E
Dimensionet (Gjerësi × Lartësi*
1
× Thellësi)
Modeli 42“
962 mm × 607 mm × 206 mm (me bazamentin)
962 mm × 562 mm × 53 mm (vetëm televizori)
Modeli 47“
1074 mm × 670 mm × 232 mm (me bazamentin)
1074 mm × 625 mm × 53 mm (vetëm televizori)
Modeli 55“
1243 mm × 766 mm × 297 mm (me bazamentin)
1243 mm × 722 mm × 53 mm (vetëm televizori)
Pesha
Modeli 42“
12,0 kg neto (me bazamentin)
10,5 kg neto (vetëm televizori)
Modeli 47“
15,0 kg neto (me bazamentin)
13,5 kg neto (vetëm televizori)
Modeli 55“
20,5 kg neto (me bazamentin)
19,0 kg neto (vetëm televizori)
Ushqimi elektrik
AC 220-240 V, 50 / 60 Hz
Ekrani
Ekran LED LCD
Zëri
Dalja e altoparlantëve
20 W (10 W + 10 W)
Kufjet
Mini fole stereo M3 (3,5 mm) × 1
Terminalet e lidhjeve
Hyrja / dalja AV1
SCART (hyrje Audio/Video, dalje Audio/Video,
hyrje RGB)
Hyrja AV2 (COMPONENT / VIDEO)
VIDEO
Lloji RCA PIN × 1
1,0 V[p-p] (75 Ω.)
Comentarios a estos manuales