
Shqip - 62 -
Shenjat mbi Produkt
Simbolet e mëposhtme përdoren mbi produkt si një
shenjë për kuzimet dhe masat paraprake, si dhe për
udhëzimet për sigurinë. Çdo shpjegim do të merret
parasysh vetëm kur produkti ka shenjat përkatëse.
Kini parasysh këto informacione për arsye sigurie.
Pajisja e Klasës II: Kjo pajisje është e
projektuar në mënyrë të tillë që të mos
kërkohet një lidhje elektrike sigurie për
tokëzimin.
Pajisja e Klasës II me Tokëzim Funksional:
Kjo pajisje është e projektuar në mënyrë të
tillë që të mos kërkohet një lidhje elektrike
sigurie për tokëzimin, lidhja e tokëzimit përdoret për
qëllime funksionale.
Lidhja Mbrojtëse e Tokëzimit: Terminali i shënuar
ka si qëllim lidhjen e përcjellësit mbrojtës të
tokëzimit për sa i përket telave të përfshirë.
Terminali i Rrezikshëm me Elektricitet:
Terminali(et) i shënuar paraqet rrezik kur ka
elektricitet në kushtet normale të funksionimit.
Kujdes - Shikoni Udhëzimet e Përdorimit:
Zona(t) e shënuar përmban bateri pila ose
pllakë që mund të ndërrohen nga përdoruesi.
Produkt Me Laser i Klasës
1: Ky produkt përmban një
burim laseri të Klasës 1
që është i sigurt në kushte
përdorimi të parashikuara
normalisht.
PARALAJMËRIM
Mos e gëlltitni baterinë - rrezik nga djegiet
kimike
Ky produkt (ose aksesorët e tij) mund të
kenë një bateri pilë/pllakë. Në rast se ba-
teria pllakë gëlltitet, ajo mund të shkaktojë
djegie të brendshme të rënda në vetëm 2
orë dhe mund të shkaktojë vdekjen.
Mbajini bateritë e reja dhe të përdorura larg
nga fëmijët.
Në rast se ndarja e baterisë nuk mbyllet
mirë, ndaloni përdorimin e produktit dhe
mbajeni larg nga fëmijët.
Në rast se mendoni se mund të jenë gëlltitur
bateritë ose të jenë vendosur brenda një
pjese të trupit, kërkoni menjëherë kujdes
mjekësor.
CLASS 1
LASER PRODUCT
PARALAJMËRIM
Mos e vendosni asnjëherë aparatin e
televizorit në një vend të paqëndrueshëm.
Aparati i televizorit mund të bjerë, duke
shkaktuar lëndime të rënda personale ose
edhe vdekjen. Shumë lëndime, sidomos
për fëmijët, mund të shmangen duke marrë
masa paraprake të thjeshta si;
• Përdorimi i rafteve ose mbështetëseve të
rekomanduara nga prodhuesi i aparatit të
televizorit.
• Përdorimi vetëm i mobilieve që e mbajnë
aparatin e televizorit në mënyrë të sigurt.
• Të siguroni që aparati i televizorit nuk varet
në buzë të mobilies ku është vendosur.
• Të mos e vendosni aparatin e televizorit
mbi mobilie të ndryshme (për shembull,
bufe ose biblioteka) pa i lidhur mobiliet dhe
aparatin e televizorit me një mbështetëse të
përshtatshme.
• Edukimi i fëmijëve për rreziqet nga ngjitja
mbi mobilie për të kapur aparatin e televizorit
ose komandat e tij.
Nëse e merrni dhe e vendosni në një vend tjetër
aparatin ekzistues të televizorit, duhet të zbatoni të
njëjtat udhëzime.
Comentarios a estos manuales